“Çmendet” i riu shqiptar në Itali, tenton të vrasë me breshëri automatiku ish-të dashurën dhe partnerin e saj.
Karabinierët italianë kanë vendosur në pranga një 21-vjeçar shqiptar, pasi ky i fundit, dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj një grupi prej 7 personash, mes të cilëve ndodheshej ish e dashura dhe partneri i saj i ri.
Mediat e italiane thonë se bëhet fjalë për Rudi Ibrahimi, i cili ka qëlluar me breshëri, për të trembur ish të dashurën dhe partnerin e saj.
Për fat të mirë, asnjë nuk ka mbetur i lënduar.
I riu shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm, teksa ishte në shoqërinë e një djali tjetër, që dyshohet se ka qenë bashkë me Ibrahimin në momentin kur ka ndodhur ngjarja.