Pamjet e mëposhtme tregojnë kushtet e vështira ku jetonte 48-vjeçari Fatos Çollaku, i cili dha fund jetës duke u vetëvarur.
Sikurse duket në pamje ai jetonte, në një banesë të rrënuar, në varfëri, ku as kushtet minimale të jetesës nuk plotësoheshin.
Sipas banorëve të fshatit familjes së Fatosit, vazhdimisht i është prerë energjia elektrike, për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Ndërkaq, vetë OSHEE reagoi pas ngjarjes dhe deklaroi se në asnjë moment kësaj familjeje nuk i është ndërprerë energjia elektrike. Sipas këtij institucioni lajmet e përhapura ishin jo të vërteta, dhe se kjo ngjarja po përdorej politikisht.
Por bashkëfshatarët e Fatos Çollakut, thonë se përveç prerjes së dritave, të cilat ata tregojnë se ikanë lidhur vetë pas ngjarjes, kësaj familjeje i është ndërprerë edhe uji i pijshëm.
Sipas tyre edhe frigoriferi që ka kjo familjeje, nuk është në gjendje pune.
“Ai një dritë kishte, as lavatriçe, as frigorifer… Një natë para ngjarjes, nuk kishte drita! Kur i prenë ujin para dy javësh, u mërzit shumë”, rrëfen një nga banoret për news 24.
48-vjeçari Fatos Çollaku u gjet i vetëvarur disa ditë më parë në një pemë nga bashkëfshatarët e tij.