Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zotuar se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale.
Ky vendim i liderit turk vjen pas fyerjeve të pretenduara drejtuar vajzës dhe dhëndrit të tij kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt në Twitter.
Duke iu drejtuar liderëve krahinorë të partisë së tij përmes një konference të Mërkurën, Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do të ndryshonte legjislacionin deri në fund të vitit për të rregulluar me rreptësi median sociale.
“A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Tëitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet,” u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Ai tha se qeveria e tij është e vendosur të futë legjislacionin që do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale të krijojnë një strukturë ligjore në Turqi.
Kërkesa do të nënkuptojë se ato mund të mbajnë përgjegjësi financiare dhe detyrohen t’i përgjigjen vendimeve të gjykatës turke.
Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke.