11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

I fejuan që në djep, Çifti rrëfen historinë e bukur të dashurisë

by News Albania
February 15, 2023
in Kryesore
0
I fejuan që në djep, Çifti rrëfen historinë e bukur të dashurisë
48
VIEWS
Share on Facebook

Pjetër dhe Marta Nikolla janë një çift bashkëshortësh që kanë një histori shumë të bukur dashurie. Ata janë fejuar që në djep dhe sot janë bashkë prej 64 vitesh. Tashmë, janë prindër të pesë fëmijëve dhe janë bërë gjyshër, por historinë e tyre e kujtojnë me shumë dashuri.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, çifti kanë rrëfyer mes emocionesh gjithë detajet e tyre.

“Familjet tona njiheshin se halla e Pjetrit ishte në fshatin tonë e martuar. Nënën time e kishte shoqe të ngushtë siç ishin gratë atëherë, shkonin jashtëzakonisht mirë. Kur linda unë, i tha nënës sime: ‘Shyqyr që nuk lindi çun, po lindi goc se unë do ta marr për djalin e vëllait’. Ngeli ajo fjala pastaj. U bëra një vjeç dhe erdhën siç janë zakonet, sollën një unazë dhe një shami katrore. Atë unazën e mbajti nana, kurse atë shaminë e grisa unë, nuk e ruajta se nuk e kuptova. Kemi 7 vite diferencë.

Ka qenë burrë i bukur, simpatik, i zgjuar, tip i hedhur shumë. Më ra fat i mirë mua, por edhe këtij nuk i ka rënë keq. Jemi mirëkuptuar gjithë jetën, nuk kemi mbajtur inate njëri-tjetrit.”, u shpreh Marta.

“Ne shkonim te halla dhe halla e kishte shtëpinë afër asaj familje ku ne ishim lidhur. Ne kishim miqësi të vjetër me atë familje. Baza e familjes kur kërkoje një lidhje për fejesë dhe për martesë ishte ajo. Pra, kur kërkoje një vajzë ta merrje për djalin duhet të zgjidhje familjen. Edhe familja ishte e zgjedhur sepse për arsye se njiheshin. E ëma e Martës ishte nga një familje e mirë, vjehrra ime ishte motra e mësuesit të popullit, që ka hapur shkollën. Kështu që ishte një familje e njohur.

Ishte disi e veçantë kjo lidhje. Këtu nuk kishte të bënte fare shkesia, por kishte të bënte me miqësinë e vjetër. Ne meqënëse shkoja unë te halla dhe prindërit ma kishin këtë histori, më prisnin mirë dhe ne e shikonim njëri-tjetrit. Kjo i ulte sytë se ishte më e ndrojtur, ndërsa unë e shihja. Ishte punë opinioni. Ishte shumë e bukur. Unë kam provuar një dashuri të ndrydhur. Ne vetëm e shikonim njëri-tjetrin, nuk dilnim për shkak të opinionit”, tregoi Pjetri.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Derën e BE e kemi hapur, duhet të provojmë se jemi “të veshur” mirë, të edukuar dhe të denjë për t’u ulur në atë tryezë

July 11, 2025
Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

July 11, 2025

Zgjidhen drejtuesit e rinj të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Korçë/ Gazetarja Konstanca Koçi do drejtojë UGSH-në në këtë qark

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In