Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj këtë të martë inauguruan shkollën e re, “Kajo Karafili”, në Shijak, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Por gjatë vizitës nuk munguan dhe “ironitë” e Ramës për protestuesit. Në momentin kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje ai u përgjigj: “Do ta mbjellim diku te kryeministria të vijnë ta shkulin”.
Kujtojmë se për gjashtë ditë radhazi kryeqyteti u përfshi nga protesta të cilat erdhën si reagim për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F236571924485182%2F&show_text=false&width=560