Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion ka sekuestruar disa dosje tenderash në Bashkinë e Kolonjës, e drejtuar nga aktori i humorit Erion Isai, nën siglën e Partisë Socialiste.
Nga raportimet mësohet se nga hetuesit e SPAK janë sekuestruar disa dosje tenderash, pas denoncimit që ka bërë një ish-punonjës i bashkisë.
Nuk dihet se dosjet e kujt tenderave janë sekuestruar, sikundër nuk ka raportime zyrtare lidhur me ndalime apo arrestime të punonjësve të Bashkisë.