Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur betejën me COVID-19. Qerimi ndodhej prej ditësh i intubuar në spital Infektiv, por nuk ka mundur dot ta mposhtë virusin.
Lajmi për ndarjen nga jeta është shpërndarë në rrjetet sociale nga familjarët dhe miqtë e tij. Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Klement Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog i Inxhinierisë në Universitetin Politeknik. Pedagogu pas tërmetit të 26 nëntorit, pësoi dëme të mëdha shëndetësore. Nga shembja e banesës, ai pësoi dëme të mëdha në retinën e syrit të djathtë.