Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radha e bluzave të bardha. Mësohet se, se ka humbur jetën mjeku pneumolog Anibal Byberaj, i cili ishte infektuar me COVID-19. Byberaj ishte i shtruar një ditë më parë në spitalin COVID-19 “Shefqet Ndroqi”, por nuk ka mundur të fitojë betejën e tij me virusin.
Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Byberi la pas një karrierë të gjatë si mjek në spitalin e Tropojës ku kishte mbajtur edhe postin e drejtorit.
Byberaj është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau. Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Mjeku Hysni Shkjauka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh “luftë” në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)