13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Humanisti Matian, DR. Sali Kurti ikona e stomatologjisë shqiptare

by News Albania
01/06/2026
in Kronikë
0
16
VIEWS
Share on Facebook

Reportazh

HUMANISTI MATIAN, Dr. SALI KURTI, IKONA E STOMATOLOGJISË SHQIPTARE.

Nga Ymer Hysa
Gazetar

Kur miku im poet dhe gazetar, prof. Hamdi Hysuka, njeherësh kryetar i Klubit letrar “Pjeter Budi” Mat, më dhuroi librin shkruar prej tij me këtë titull, e mendova si një libër monografik normal, që autorë të shumtë shkruajnë për intelektualë dhe personalitete të ndryshëm. Por kur e lexova këtë libër, u njoha me një personalitet vërtetë tjetër, ashtu siç e kishte titulluar me të drejtë profesori Hysuka, me një njeri ikonë, jo vetëm të profesionit, por edhe të shoqërisë.
Me punën dhe përkushtimin e tij Dr. Sali Kurti i kishte kapërcyer kufijtë e njohjes jo vetëm jashtë Matit, por edhe në Europë dhe Amerikë.
Aktiviteti i gjatë në punë prej shumë dekadash, qoftë në Burrel ashtu edhe në Tiranë, me Klinikën Stomatologjike “Mat Dental” e kishte zgjeruar fuqishëm njohjen e tij si mjek, përmes punës cilësore.
Kronologjia e jetës së doktorit të shquar, që nga fëmijëria e herëshme e gjer në ditët e sotme, fliste qartë dhe shprehte mesazhin që “me lexim, me punë dhe me përkushtim” rruga drejtë suksesit është e mundur.
Sikur të mos mjaftonte vetëm njohja e këtij personaliteti të shquar përmes leximit të librit, do më vinte ftesa e promovimit.
Pse ta fsheh, u ndjeva i mrekulluar. Tashmë do kisha mundësine ta njihja fizikisht dhe të dëgjoja edhe fjalë rreth tij nga njerëz që e kanë njohur apo punuar me ‘të ndër vite.
Mati si trevë nga më të rëndësishmet Arbërore dhe Burreli si qytet 105-vjeçar, më kanë pëlqyer gjithmonë. Kurbini im dhe Mati kanë lidhje të forta mes tyre, jo vetëm si tradita zakonore si arbërorë që janë, por edhe miqësore, ku nuk ka fis në Kurbin që të mos ketë dy-tre krushqi apo më shumë me matjanët.
Mëngjesi i 30 majit do më gjente në qendër të Burrelit. Pas një shetitjeje të shkurtër në qytetin që i pëlqen bustet dhe monumentet, që pëlqen lulet dhe mirëmban parqet dhe pas një kafeje mikpritëse në njërin nga lokalet e bukur të qytetit me miq të çmuar, do të futeshim në sallën e Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda”, i cili ishte i mbushur plot me familjarë, të afërm, miq të Dr. Sali Kurtit, punonjës të Klinikës Dentare “Mat Dental”, personalitete të qeverisjes vendore dhe anërarë të shumtë të Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat, si edhe miq të shumtë të autorit të librit, jo vetëm matjanë, por edhe nga rrethe të tjera të vendit.
Aktiviteti u moderua nga “Mjeshti i Madh” Dëfrim Met’hasani, tashmë i konfirmuar si moderator në tre kontinente.
Ishte një aktivitet, ndonëse letrar, ndonëse vendor, por që mori përmasat e një aktiviteti kombëtar, ndaj edhe u hap me Himnin Kombëtar.
Të pranishmit e shumtë përmes një dekomentari 20 minutësh të titulluar “Një jetë për të tjerët”, përgatitur nga gazetari Edmond Sufaj u njohën me jetën dhe veprën e Dr. Sali Kurtit, “Mjeshtër i Madh”.
Redaktoja e monografisë, prof. as. Jolanda Lila e cila ka shkruar edhe recensën rreth këtij libri, u shpreh: “Ndër të tjera dua të theksoj se për prof. Sali Kurtin janë shkruar shumë artikuj dhe libra, por shumë e më shumë është folur dhe vijon të flitet për veprat e tij humane. Për ta rrokur një pjesë të asaj që thuhet për këtë figurë, vjen ky libër i shkruar nga autori Hamdi Hysuka. Ai ka pasur një qëllim: të mbledhë në një vend të vetëm, copëzat e shumta të vlerësimeve që e kanë shoqëruar ndër vite prof. Sali Kurtin. Libri nuk është vetëm një përmbledhje faktesh dhe vlerësimesh, por është një dëshmi e gjallë e një jete të jetuar me përulësi, dashuri dhe devotshmëri të palodhur ndaj njerëzve”.
Moderatori i shquar, Defrim Methasani e ndërthuri kaq mjeshtërisht aktivitetin saqë i dha dimensionet e një spektakli të vërtetë.
-Në këngën “Ti i fale jetë çdo ëndrre”, me tekst të Jorgo Papingjit, interpretuar nga Esat Ruka këngëtar, instrumentist dhe krijues popullor, botues dhe studiues i etnokulturës, -u shpreh Profesor Hamdi Hysuka, -iu këndua jo vetëm mjekut stomatolog, por njeriut që la gjurmë në zemrat e njerëzve.
Por nuk do të ishte vetëm kjo këngë. Edhe melodia me fyell nga artisti virtuoz matjan, Behar Neli, valle e lirë grash dhe potpuria me këngë folklorike matjane nga Jolanda Muça, kolazhi i këngëve nga këngëtarja kurbinase Kristina Ndoja, si dhe kënga “Jam matjan”, nga Marius Saliaj, do ja shtonin larminë dhe entuziazmin këtij aktiviteti letrar.
Për rëndësinë e librit folën shkrimtarët dhe poetët Halil Rama, Faik Xhani, Zef Shtjefni, Hasan Hasan M. Pasha, Rustem Molla, Luftar Pepmarku, Setki Q. Jashari, Isuf Çipi, Renato Totraku, Emi Krosi, Imer Hysa, Ermal Lâlà, poetet Vilma Nika, Elona Basha, kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, znj. Anila Stafasani etj.
Me interes u prit fjala e autorit, Hamdi Hysuka, i cili theksoi ndër të tjera: “Me daljen në qarkullim të librit tim “Dr. Sali Kurti, ikona e stomatologjisë shqiptare”, ndjeva dhe ndiej emocion dhe përgjegjësi të veçantë shpirtërore. Kjo vepër nuk është thjesht një biografi, por një përpjekje e sinqertë për të sjellë para lexuesit jetën dhe veprën e një njeriu që i ka shërbyer shoqërisë me dije, përkushtim dhe humanizëm të rrallë.
Teksa punoja mbi këtë libër, kuptova se Dr. Sali Kurti nuk është vetëm një stomatolog i suksesshëm, por një model qytetarie dhe fisnikërie njerëzore. Në çdo dëshmi, kujtim apo vlerësim që mblodha, gjeta respektin dhe mirënjohjen e njerëzve për një mjek që ka ditur të shërojë jo vetëm dhembjen fizike, por edhe plagët shpirtërore të shumë njerëzve. Për mua, si autor, ky botim ishte detyrim moral për të dokumentuar një jetë të ndritur, një histori suksesi të ndërtuar mbi sakrificë, punë të ndershme dhe dashuri për njeriun. Besoj se figura e Dr. Sali Kurtit meritonte të mbetej e shkruar në kujtesën tonë kolektive, si frymëzim për brezat e rinj dhe si dëshmi, se vlerat njerëzore janë pasuria më e madhe e një shoqërie”
Shpresoj që të gjithë të pranishmit ndanë të njëjtin mendim që “kjo ngjarje do të mbetet një kujtesë, se njerëzit që shërbejnë me dije, me zemër dhe përkushtim, nuk harrohen. Ata jetojnë në veprat që lënë pas dhe në respektin që mbjellin te brezat. Kur fjala bëhet kujtesë dhe kujtesa bëhet libër, koha nuk merr më asgjë me vete. Ajo ruan në faqet e historisë ata që jetuan për njerëzit dhe mbetën në zemrat e tyre”.
E kush më shumê se çertifikat vlerësuese, “Mirënjohje e Qytetit”, “Qytetar Nderi’, “Ambasador i Paqes Universale”, “Mjeshtër i Madh”, ” Njeriu i Vitit” dhe “Anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave në Amerikë” mund të flasë më për vlerësimin që i bëhet këtij njeriu që kushdo që e ka njohur dëshiron ta ketë mik.
Faleminderit Doktor Sali Kurti, për kënaqësinë që na dhurove jo vetëm me jetën në libër, por edhe me prezencën dhe sofrën matjane të shtruar në Restorant “Tarzani”. Të paçim sa më shumë mes nesh, ashtu të buzëqeshur dhe aktiv si frymëzim i brezave.

Burrel, më 30 maj 2026

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In