Në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur një automjet i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kufomë e cila dyshohet se i përket 45-vjeçares, Fëllënxa Shirja.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja 48 vjeç.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes











