Hoqi dorë nga postet qeveritare, Braçe bëhet nostalgjik në rrjete sociale, poston foton duke luajtur ‘kaladibrançe’
Zëvëndëskryeministri Erion Braçe duket se me dhënien fund të angazhimit në poste qeveritare është bërë nostalgjik për të kaluarën.
Përmes një postimi në Instagram, Braçe ka kujtuar fëmijërinë duke postuar një foto të disa personave duke luajtuar “kaladibrançe”.
“E mbani mend?
E dinit loje apo jo?
Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete!”, shkruan Braçe në mbishkrimin e fotos”, shkruan Braçe.