Byro Rusi, fqinji që denoncoi ish-zv.ministrin Albert Gajo për djegien e 2.5 hektarëve me vreshta ka folur në një lidhje telefonike me Neës24 ku ka sqaruar ngjarjen. Ai tha se Gajo është bashkëpronar në këto vreshta dhe se ditën e djeshme ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanin rrushin dhe në këtë mënyrë i ka vënë zjarrin vreshtave dhe një sipërfaqeje tjetër me shkurre e barishte.
Rusi tha se ka qenë roja i vreshtit si dhe barinjtë që kanë parë skenën, teksa foli për konflikte me z.Gajo.
“Historia është pak e gjatë. Dje zotëria në fjalë, ka shkuar në vreshtin që është pronë e përbashkët e disa bashkëpronarëve dhe ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanë rrushin. Me këto shashka ka vënë flakën. Ka dalë jashtë kontrollit, ka marrë flakë vreshti, ka marrë flakë pylli që është afër. Dëme pafund.