Historia e zhvillimit të shëndetësisë në Mirditë. ( fragment )
“ Në maj të vitit 1961 hapet spitali i Rrëshenit me 25 shtretër, i cili fillimisht u cilësua rural. Aty shërbenin fillimisht Dr Paulin Shqalshi, Dr Mëhill Lleshi dhe ndihmësmjeku që më pas mbaroi studimet e larta Kolë Doda. Spitale të tjera u hapën në Kurbnesh, Fan dhe Reps. Krahas tyre u hapën qendra shëndetësore në qendrat e punëtorëve dhe të kooperativave bujqësore, pastaj edhe në fshatrat më mëdhaja të rrethit. Koha po kërkonte specilizimin e mjekëve, sidomos në specialitetet kryesore me nevoja emergjente si kirurgjia, gjinekologjia dhe pediatria. Kontribut thelbësor kanë dhënë mjekët e ardhur si specialistë nga rrethet e tjera: patholog Dr Vasil Cimbi; pneumolog Dr Mustafa Selenica; fiziopatolog dhe pneumolog Dr Elez Selimi; obstetër – gjinekolog Dr Shahin Klosi; Dr Mahmut Shijaku; mjek higjenist Dr Alqi Jani; pneumolog Dr Stavri Leka; kirurg Dr Agim Qarri ( rënë në krye të detyrës ); mjek anestezist Dr Robert Lluka; mjek imazherist Dr Aqif Gjokutaj; mjek radiolog Dr Sandër Sheldija; mjek radiolog Dr Ylli Xhagjika; mjek higjenist Dr Stefan Sqapi; pediatër Dr Edmond Dushniku; Dr Sami Beqiri; Dr Kasem Suçe; dermatolog Dr Engjëll Veshi; mjek infeksionist Dr Izet Aliu; mjeke pathologe Dr Glinka Gripshi – Aliu; epidemiolog Dr Kujtim Zazo; okulist Dr Spartak Themeli si dhe mjekët e përgjithshëm Dr Mihal Kazika; Dr Dragush Delvinja; Dr Nikolla Nesturi; Dr Xhemal Zeneli; Dr Begator Dervishi; Dr Hilmi Lalaj; Dr Harilla Mone; Dr Gjergj Alia; Dr Merzan Kafazi; Dr Zalo Topçiu etj. Ndihmësmjeku stomatolog Ali Fatkoja dhe pastaj mjekët stomatologë Dr Mahmut Shijaku; Dr Ismail Dekovi; Dr Marjana Serjani; Dr Ylli dhe Marjana Çika; Dr Antoneta Bushaka – Fatkoja; Dr Suzana Shabani. Farmacisti i parë në Rrëshen Ndoc Zeza; pastaj Ilda Balliu; Emirjeta Dervishi; Kleopatra Nika etj.
Fillimisht numri i mjekëve të ardhur ishte më i madh se ai vendas, pastaj gradualisht kemi ndryshimin e këtij raporti, ku vit pas viti u diplomuan mjekët vendas si: kirurgë Dr Bardhok Dodaj & Dr Gjovalin Bushi e reanimatorët anestezistë Dr Aleksandër Baloj ( dhënë jetën në krye të detyrës ); Dr Preng Simoni; obstetër – gjinekologë Dr Mark Lleshi; Dr Pal Deti; Dr Marie Medha; Dr Pjetër Meci; Dr Leon Kaza. Kardiologë Dr Paulin Shqalshi; Dr Zef Prenga kardiokirurgë Dr Aurel Toma. Pneumologë Dr Kolë Doda; Dr Viktor Gjoka; Dr Fran Biba; Dr Zef Përduka; mjekët laborantë Dr Marte Pjetri – Zefi; Dr Ndrecë Përndreca; Dr Pjetër Ndoj; mikrobiolog Dr Dedë Toma; higjenist Dr Aleksandër Dodaj; Epidemiolog Dr Aleksandër Picaku; Dr Liza Gega; infeksionist Dr Mark Nufi; dermatologe Dr Pëllumbesha Biba; Dr Drane Kola; radiolog Dr Fran Biba; okulistë Dr Ndue Bardhi; Dr Flamur Marku. Hematolog Dr Xhovalin Leka; mjek pediatër Dr Mëhill Lleshi; Dr Dhoksi Kola – Prenga; Dr Zef Gjikolaj, Dr Kastriot Kolmarku; Dr Martine Gjonaj – Arapi; Dr Liza Boçi – Kola; Dr Marie Biba – Laska; Dr Gjovalin Valca; nefrolog Dr Simon Kalaj; urolog dhe urokirurg Anton Ndoj; neuropsikiatër Dr Gjon Preçi; onkolog Dr Arben Lleshaj; mjek imazherist Dr Sandër Kola; mjeke reumatologe dhe fizioterapiste Dr Irena Kola; otorinolaringologë Dr Pashke Gjoka – Kabali; Dr Donika Kalaj; mjeket e përgjithshme Dr Marte Gjonaj – Reçi; Dr Martin Ndoj; Dr Albina Deda; Dr Lazër Nikolli; Dr Mrika Përgjoni – Nikolli; Dr Ndue Prenga; Dr Bardhok Mitrushi; Dr Pjerin Deda; Dr Arben Duka; Dr Fran Picaku etj. Mjekët stomatologë Dr Llesh Çupi; Dr Uran Fatkoja; Dr Pal Dodaj; Dr Fran Pali; Dr Dake Cara; Dr Lekë Jaku; Dr Gjon Gega; Dr Gjelina Mitrushi; Dr Bardhe Marku – Brozi; Dr Agim Përgega; Dr Luan Fufi; Dr Mark Boçi; Dr Petrit Kaçorri; Dr Eriold Dodaj. Farmacistët: Marie Legisi, Marie Gjini, Prena Kolndreu – Prenga, Gjokë Gjoka, Gjovalin Prenga, Liljana Haçi – Lala, Lule Dodaj, Rina Dodaj – Jaku, Diana Loka – Përdeda etj. Pranë spitaleve dhe pastaj në qendrat shëndetësore e ambulancat u zgjerua shërbimi obstetrik – gjinekologjik, me shtëpitë e lindjes, konsultoret “ Nëna dhe fëmija “ etj.
■ Burimi: Nikollë Loka & Dr Pal Dodaj – “ Historia e zhvillimit të shëndetësisë në Mirditë “
|| ☸️ ☸️ Adm Fatjon Beci ☸️ ☸️ ||














