13 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Historia e suksesit të djalit shqiptar në SHBA: Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova “shok”, si u bë pedagog dhe pjesë e kompanisë së njohur

by News Albania
June 21, 2022
in Aktualitet, Kryesore
0
Historia e suksesit të djalit shqiptar në SHBA: Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova “shok”, si u bë pedagog dhe pjesë e kompanisë së njohur
190
VIEWS
Share on Facebook

Shqiptari Nevi Kaja, ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në SHBA.

 Ai u largua drejt tokës amerikane me familjen pasi fituan lotarinë, vijoi studimet e larta dhe doktoraturën, ndërsa sot punon si pedagog në Universitetin e Michiganit.

Nevi punon gjithashtu dhe te kompania prestigjioze makinash.

Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi peripecitë që ka kaluar kur u largua drejt Amerikës.

Nevi tha se i është dashur që të lajë pjata për të përballuar studimet.

Ai tha se përjetoi një shok kulturor, pasi shkoi në Amerikë kur vuri re vlerësimin që merrte ndryshe nga në Shqipëri.

“Në fillim laja pjata në aeroport ose shtyja karrocën e invalidëve por kjo kisha dhe ndihmën e prindërve. Përdora mundësitë e arta që na ka dhënë ky vend ku jetojmë për të avancuar edukimin tim. Por m’u dha mundësia për këto studime. Në fillim, jam zgjedhur nga shkolla që të prezantoj një projekt deri në Kinë që në atë kohë ishte një mundësi shumë e artë. Vlerësohej çdo investim që bëja në edukim nga shkolla, për në atë kohë ishte pak shok kulturor sepse vija nga Shqipëria.

Kur isha në Ersekë, ne që vinim nga fshatrat, na vendosnin në një klasë të dedikuar për fshatra. kur kam bërë gjimnazin jam vendosur në klasën F, dhe ishte e dedikuar për një pjesë të fshatrave. Nga klasa F erdha në Amerikë që nuk njihja asnjë”, tha ai.

Më tej, Nevi tregoi dhe historinë interesante se si u bë pjesë e kompanisë së makinave. Shkak për këtë është bërë një picë. “Kur isha në universitet, gjuha linte për të dëshiruar. Kur kam dalë nga një klasë pashë me disa shokë, një dhomë që kishte pica falas. Në fund të ditës, thashë të ketë ca të ketë vetëm të marr picën falas. Ishte një sponsorizim nga Fordi, por merrnin dhe rezymetë dhe vlerësonin studentët. Hyra në bisedë me ta dhe më pas më morën në telefon për një intervistë. Nuk e besoja se ishte një kompani prestigjioze dhe mendoja se ishte një rreng nga shokët. Thosha do të vij për një intervistë por një herë tjetër. Më pas fillova një praktikë. Ky intership ishte intervista ime tre mujore për t’u marrë në konsideratë nëse do të isha punëtori i ford kur të mbaroja studimet. Fillova si një junior engineer dhe tani jam senior manager për departamentin e inteligjencës artificiale. Kam 5 skuadra në departamentin ku punoj”, tha ai.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

June 13, 2025
Si ndodhi aksidenti tragjik i avionit “Air India” dhe kush ishte në bord

Si ndodhi aksidenti tragjik i avionit “Air India” dhe kush ishte në bord

June 13, 2025
Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro ditën e sotme?

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

June 13, 2025
Parashikimi i motit 5 Qershor 2025/ Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 35°C

Parashikimi i motit 13 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In