Olgica Markanovic dhe bashkëpunëtorja e saj, Jasmina T., rrezikojnë të dënohen me tre vite burg pasi akuzohen se janë përfshirë në bërjen procedurave estetike në mënyrë të paautorizuar pasi nuk kanë një licensë.
Sipas The Sun, Markanovic dyshohet se ka kryer procedura kozmetike të paligjshme dhe të palicencuara tek të paktën 11 persona nga maji 2020 deri në mars të këtij viti. Ajo thuhet se përdori një “stilolaps plazma” për pacientët e saj duke shkaktuar dëme të përhershme në fytyrat e tyre në formën e djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë, sipas mediave kroate.
Kirurgia e rreme u arrestua në kufirin serbo-kroat më 1 qershor dhe do të dalë në gjyq pasi dyshohet se kreu operacione mbi të paktën 11 persona, duke i lënë ata me lëkurë të djegur dhe plagë aq të dhimbshme sa disa prejt tyre nuk arrinin dot as të ushqeheshin.
Kjo është përpjekja e dytë e prokurorëve për të gjykuar Markanoviç. Hera e parë shty për shkak të mungesës së Jasmina T, bashkëpunëtores së saj, e cila ishte gati të lindte. Prokurorët kanë kërkuar një dënim me tre vjet burg për Markanoviç dhe një vit burg për Jasmina T, e cila nuk mund të emërohet plotësisht për shkak të ligjeve të privatësisë.
Një grup prej të paktën 11 burrash dhe gra paraqitën një ankesë në mars 2021 kundër saj duke pretenduar se ata ishin shpërfytyruar pasi ajo i trajtoi ata në sallonin e saj në Beograd, Serbi.