12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Himarë: Sheti ‘lepur’ para Helidon Gjikokës, dhe pas arratisjes nuk i heq pronën e grabitur me falsifikime zyrtare

by News Albania
06/01/2021
in Kronikë
0
313
VIEWS
Share on Facebook

Himarë/ Shteti, “lepur” para Helidon Gjikokës; dhe pas arratisjes ka frikë t’i heq pronën e grabitur me falsifikime zyrtare

Një fuqi e tillë banditeske, ka bazë lidhjet e tij të pista me drejtësinë, që në Shqipëri është akoma në duart e djalit të Fehmi Abdiut e plepistit Gramoz Levanaj; por së pari, me zyrat e legalizim-hipotekës Vlorë, që “de facto” komandohen akoma nga ish-drejtori Adiseldo B. Rrapaj person i arrestuar për vrasje, i cili ka bërë këtë falsifikim dosjeje pronësore kundër shtetasit Ilir Koka; ndërsa shteti nuk vepron t’ia rikthejë megjithëse është provuar se kjo pasuri është grabitur nga personi në kërkim ndërkombëtar, Helidon Jorgo Gjikoka, i fshehur tek bazat e drogës në Angli
Fakti që edhe sot pas 3 vitesh, restorti “Ambla” në bregdetin e Dhërmiut, nuk po sekuestrohet nga shteti e t’i rikthehet pronarit të ligjshëm, Ilir Koka, dëshmon se grabitësi Helidon Jorgo Gjikoka, i ka “ëmbëlsuar deri në velje” shefat e drejtësisë, kadastrës, policisë e qeverisë në Vlorë dhe Tiranë.
Vetë drejtësia e ka deklaruar këtë pasuri, si pronë të vjedhur nga xhambazi Helidon Gjikoka, i cili e kishte marrë me qira nga shtetasi Ilir Koka, por e kaloi në pronësi të tij, me falsifikim letrash të ALUIZNI e Hipotekës-Vlorë.
Në dosjen hetimore penale të Prokurorisë Vlorë e cila është mbajtur sekret, konstatohet se dosja false është paraqitur në ALUZINI nga Helidon Gjikoka dhe më dijeni të plotë e në bashkëpunim, është regjistruar, legalizuar e hiptekuar si pronë ligjore e tij.
Referuar dosjes së prokurorisë, skema e falsifikimit dhe grabitjes së pronës së shtetasit Ilir Koka në Dhërmi (resorti “Ambla”), është bërë në bashkëpunim, nga shefi i sektorit të ALUIZNI, Adiseldo B. Rrapaj; është përgatitur nga shefi juridik Vezir Gjikoka (i dënuar për falsifikime pronash), djalë xhaxhai i grabitësit Helidon Gjikoka; është njohur me vendim nga Drejtori i ALUIZNI-Vlorë, Adrian Musta dhe është dhënë certifikata e pronësisë nga Klodian Troci, Drejtor i Hipotekës-Vlorë.
Këto veprime zyrtare me letra false, për t’i dhënë Helidon Gjikokës, pronën që i vodhi Ilir Kokës, janë bërë me aq “emergjence”, sa nuk po bëhen as letrat e rindërtimit të banesave të tërmetit.

Ja cili është fakti i kësaj prone të grabitur, që shteti nuk po ia rikthen pronarit legjitim:

– Resorti “Ambla-Dhërmi”, është ndërtuar me financime personale nga shtetasi Ilia Koka, në bazë të Leje-Ndërtimi Nr. 69, datë 16.12.2010, dhënë nga Bashkia Himarë, me firmë të kryetarit të KRRT e Kryetar Bashkie, Vasillaq Bollano dhe Nikolla Capi, Sekretar i KRRT.
– Pas ndërtimit, më 27 gusht 2012, shtetasi Ilia Koka ia dha resortin me qira shtetasit Helidon Gjikoka; ku përcaktohej se pronar i vetëm i pasurisë ishte Ilir Koka dhe nuk mund të bëhej asnjë lloj tjetërsimi prone nga qira-marrësi.
– Në muajin shtator 2018, pronari Ilir Koka, njoftohet konfidencialisht nga zyrtarë të ALUIZNI Vlorë, se në datën 20.06.2018, pronësia dhe leja e legalizimit të resort “Ambla-Dhërmi” me sipërfaqe 1353 m2 truall e 451 m2 objekte; i ishte njohur si pronë qiramarrësit Helidon Gjikoka, me të drejtë hipotekimi të përshpejtuar.
Pas denoncimit nga pronari legjitim, Ilir Koka, prokuroria e Vlorës nisi hetimet; të cilat edhe pse kishte provat e plota, i pushoi në favor të grabitësit Helidon Gjikoka në bashkëveprim me gjykatën.
– Prej datës 28.01.2019, kjo pasuri rezulton në pronësi të shtetasit Helidon Gjikoka i cili edhe pse në arrati, po shton ndërtimet me 400 m2 të tjerë; ndërkohë që sipas Kontratës Noteriale nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018, Helidon Gjikoka është ende qiramarrës i kësaj pasurie, dhënë nga pronari Ilir Koka.

Fakte që tregojnë, se shteti është bërë palë mbrojtëse e Helidon Gjikokës

– Shteti e ka dosjen e grabitjes së pronës me falsifikim, por nuk vepron me sekuestro të saj e shfuqizim vendimesh të ALUIZNI-t e hipotekës, paçka se qysh prej datës 26 tetor 2020, falsifikatori Helidon Jorgo Gjikoka, është në kërkim ndërkombëtar pikërisht për këtë krim ekonomik, me masën “Arrest në burg”, njoftuar nga gjyqtari Gramoz Levanaj para seancë së prangosjes, tashmë fshehur në Angli, në bazat e trafikantëve vlonjatë të drogës.
– Grabitësi falsifikator Helidon Gjikoka, është kallëzuar 14 herë nga Ilir Koka në policinë Himarë, por në asnjë rast, policia lokale nuk ka vepruar, mbasi fijet e zeza të Helidon Gjikokës, shkojnë deri tek zyra e krye-policit të shtetit.
– Në shërbim e favor të Helidon Gjikokës, është vënë dhe IMT-Himarë me drejtues të penalizuar për pazare pronash e lejesh ndërtimi; të cilët e lejuan edhe këtë krim.
– Nga IMT-Himarë, është marë Vendimi nr.27, datë 14.04.2020 për pezullimin e ndërtimeve të tjera në resortin “Ambla-Dhërmi”; dhe Vendim Nr.16, datë 17.04.2020 për prishjen e objektit e gjobë ndaj Helidon Gjikokës, por këto vendime nuk i kanë ndalur ndërtimet, mbasi nuk janë zbatuar nga Bashkia-Himarë.
Shkak i mos-zbatimit të vendimeve, është justifikimi i Inspektoriatit Ndërtimor-Himarë, se gjoja nuk kanë mjete shkatërruese, kur kjo bashki disponon mjete të tilla të blera 3 herë më shtrenjte; madje me to ka rrafshuar 57 banesa e lokale, për t’u krijuar sheshe të lira resorteve të oligarkëve.
Mos veprimi i qëllimshëm i IMT-Bashkia Himarë, për të mos prishur objektet pa leje në resortin “Ambla-Dhërmi”; konfirmohet dhe nga Shkresa Nr16/03, datë 16.06.2020 e IKMT të Shqipërisë, me të cilën kërkon prishjen e objekteve.
Por Bashkia Himarë nuk vepron edhe pse pikërisht për këtë krim prone, Helidon Gjikoka është person në kërkim; ndërsa Julinda Gjikoka, bashkëshortja e Helidon Gjikokës pjesë e këtij falsifikimi, po vazhdon aktivitetin në këtë resort gjigand, me licensë si “biznes familjar”, me Nipt: L16908214E; aktivitet i cili, në vitet 2015-2017 është kryer me Nipt: L56712203H nga Artur Gjergji, kunat i falsifiktor-grabitësit Helidon Gjikoka.
Në vijim, fakte të tjera nga dosja hetimore dhe lidhjet e Helidon Gjikokës, me mikun e tij “Duni” dhe me deputetë, prokurorë, zyrtarë të Kadastrës Vlorë, Bashkisë Himarë e kryepolicë, në pazaret e pista të pronave që po “menaxhon” i paprekshmi Gjikoka edhe nga arratia penale në Londër./Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania