Po zhvillohen zgjedhjet në bashkinë e Himarës. KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.82% e qytetarëve, raportimi është bërë në 25 qendra votimi nga 36 që janë në total. Për ta thënë më thjeshtë kanë votuar 5091 qytetarë.
Deri në orën 19:00 pritet që të ketë edhe një tjetër valë për ta kapërcyer mbi 30% pjesëmarrjen. Në garë janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Opozita ka akuzuar se me skenar të qeverisë iu hoq e drejta e votimit 6 mijë qytetarëve që u kanë skaduar kartat e identitetit.