Në Presidencë, është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi. Ata do të marrin detyrën më datë 1 janar 2023 dhe do të jenë trupa e re e KED. Në bazë të shortit publik, kryetar i ri është zgjedhur Sandër Simoni, përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni, Arqilea Koça, Fuat Vjerdha, Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha dhe Enerjeta Shehaj (Deraj), janë nëntë emrat që janë zgjedhur si anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.
Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.
Anëtarët e rinj të KED, sipas Gjykatave dhe Prokurorive:
- Dy përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese: Fiona Papajorgji dhe Altin Binaj, – Vitore Tusha, anëtare zëvendësuese
- Një përfaqësues nga Gjykata e Lartë: Sandër Simoni, do jetë dhe kryetar i KED – Albana Boksi, anëtare zëvendësuese
- Një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme: Arqilea Koça, – Alma Muça, anëtare zëvendësuese
- Dy përfaqësues nga Gjykatat e Apelit: Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi, – Genti Shala, anëtar zëvendësues
- Dy përfaqësues të Prokurorive të Apelit: Arta Marku dhe Gjon Fusha, – Moisi Duda, anëtar zëvendësues
- Një përfaqësues nga Gjykatat Administrative: Enerjeta Shehaj Deraj, – Elda Vrioni, anëtare zëvendësuese