Anëtari i Grupimit për PD, Ibsen Elezi ka paralajmëruar sot së pas dorëheqjes së Mark Markut nga mandate i deputetit, do të largohen edhe të tjerë emra.
I ftuar në A2 CNN, Ibsen Elezi tha se të tjerë emra nga PD do ti bashkënngjiten profesor Markut, i cili ka mbajtur një qëndrim mjaft kritik ndaj mënyrës sesi po drejtohet PD.
“Shumë emra do i bashkohen. Nuk them emra. Por besoj se do ketë shumë emra. Ashtu sic ka të korruptuar ka edhe të ndershem. Kanë mbetur pak, por do ketë dhe zëri i tyre do marrë vlerë për shkak të asaj që po ndodh.”-tha Elezi.
Sa i takon Grupit për PD, Elezi theksoi se “Ne po kërkojmë vetëm të respektohen rregullat bazikë të demokracisë”.
I pyetur nëse largimi i Markut do të thotë një “vatër e re në PD”, Elezi tha se “Unë e shoh thjeshtë si një qëndrim apo një zë që i bashkëngjitur zërave tonë. Mund të jenë edhe zëra që nuk kanë ambicie politike.
Kur shikon shikon që po shkërmoqet një parti, për të cilën ti ke punuar dhe ke dhënë kontribute, normalisht që të dhimbset”.LEXO EDHE: Halli më i madh i Lulzim Bashës
Gjithashtu Elezi tha se PD që të ngrihet dhe të dalë nga “gropa” ku sipas tij ka rënë, duhet të tregojë një fytyrë ndryshe nga ajo e Edi Ramës.null
“Partitë kanë kurbat e veta të ngjitjes dhe zbritjes. PD është në një grope dhe i duhet shumë forcë për tu ngritur, por do ngrihet. Do e ndiëjnë nevojën për të ardhur në pushtet. Por, duhet të tregojnë një fytyrë ndryshe nga ajo e Edi Ramës.
Kur vjedh votat brenda parties tënde, jo copy paste i Edi Ramës”-tha Elezi.
Më tej, ai theksoi se Basha “Ka krijuar mitin se Edi Rama nuk mund të rrëzohet. Por kjo nuk është e vërtetë. Edi Rama është copë kartoni. Me frymën më të lehte, me një protestë serioze, Edi Rama rrëzohet”.