21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Grupi i Rakip Sulit kapet duke vjedhur me falsifikatorë, klientë dhe linja droge!

by News Albania
09/12/2021
in Kronikë
0
Grupi i Rakip Sulit kapet duke vjedhur me falsifikatorë, klientë dhe linja droge!
268
VIEWS
Share on Facebook

Grupi i Rakip Sulit kapet duke vjedhur me falsifikatorë, klientë dhe linja droge

Për të shpallur fituese treshen Lumi-Varaku-Gjinaj, ‘ustallarët’ e Sulit, kanë skualifikuar në mënyrë arbitrare ofertën 117.745.409 lekë të bashkimit të kompanive Liqeni VII, Al Asfalt dhe S.M.O UNION, në pronësi të Ramazan Kalia, Astrit Varaku, Luan Mema, Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani, edhe këta ‘mjeshtra të regjur’ tenderash!

Shkruan:Adriatik Doçi

Në 1 nëntor 2021, gjykata e tenderava nën varësi të Edi Ramës, ka kapur grupin e ‘kryetarit të mrekullive’ të Kamzës, Rakip Sulin, duke abuzuar me tenderin me vlerë 1.47 milionë USD për ndërtimin e Rrugës Demokracia, loti III, në Bathore.

Në mënyrë të padrejtë, ‘ustallarët’ e prokurimeve të Sulit në Kamëz, në 16 gusht 2021, kanë shpallur fituese të tenderit kompanitë e Sadik Lumit, Shpëtim Varakut dhe Eduart Gjinajt. Oferta ‘fituese’ e kësaj tresheje ishte 117.854.555 lekë.

Sadik Lumi i kompanisë ‘Klajger Konstruksion’ është një klient i konsoliduar i Bashkisë së Kamzës, më parë i Xhelal Mziut dhe sot i Rakip Sulit. Kompania ‘Varaku’ e Shpëtim Varakut është e skeduar për dorëzimin e dokumenteve false në procedura tenderuese. Kompania ‘Rafaelo 2002’, në letra në emër të Eduart Gjinajt, është e skeduar si një shoqëri në ortakëri të vjetër me personazhe dhe kompani të ekspozuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, segmente të cilat sot pastrojnë paratë e pista në Tiranë, kryesisht në fushën e ndërtimit.

Duket qartë se Lumi, Varaku dhe Gjinaj nuk janë bashkuar rastësisht.

Për të shpallur fituese treshen Lumi-Varaku-Gjinaj, ‘ustallarët’ e Sulit, kanë skualifikuar në mënyrë arbitrare ofertën 117.745.409 lekë të bashkimit të kompanive Liqeni VII, Al Asfalt dhe S.M.O UNION, në pronësi të Ramazan Kalia, Astrit Varaku, Luan Mema, Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani, edhe këta ‘mjeshtra të regjur’ tenderash!

Manovra të tilla janë masive për të diktuar fituesit e një tenderi, të cilës zakonisht janë ata që japin bashkshinin më të madh dhe respektojnë kodin e heshtjes, sidomos gjatë muajve të fundit kur SPAK i ka bërë ‘veshët pipëz’.

Ramazan Kalia është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, i njohur edhe si gjykata e tenderave, për shqyrtimin e çdo padrejtësie të pretenduar. Kompania e tij ishte skualifikuar me pretendimin se nuk dispononte makineritë dhe fuqinë punëtore në përputhje me kriteret e tenderit. Por, ‘Liqeni VII’ kishte nënshkruar një marrëveshje me dy kompanitë e tjera, Asfalt dhe S.M.O UNION, ku do të kryente vetëm 39% të punimeve.

Duke iu referuar dokumenteve, gjykata e tenderave ka konstatuar se ‘Liqeni VII’, për atë % të punimeve që kishte marrë përsipër, i plotësonte kriteret dhe se nxjerrja jashtë loje e kësaj kompania, ishte e paligjshme, duke pasjellë diktimin e një grupi tjetër kompanish fituese të tenderit, konkretisht të treshes Lumi-Varaku-Gjinaj.

Komisioni i Prokurimit Publik ka përmbysur fituesin e shpallur nga rrethi i Rakip Sulit.

Por, a është ky abuzimi i parë i Bashkisë së Kamzës me tendera? Në vitin 2020, Bashkia e Kamzës është përfshirë nga gjykata e tenderave në listën edhe 10 institucioneve me numrin më të madh të ankesave për tendera klientelistë dhe korruptivë në Shqipëri.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In