Grupet Alpiniste me Klubet e tyre nga Kosova ngjitën majen e Shkelzenit në Tropojë.
Pikënisja ishte fshati Kërrnajë, nga fshati është ndjekur shtegu i qafës së Radeshës duke vazhduar rrugëtimin nga shtigjet e braktisura të barinjëve e malësorëve nga kreshta veriore deri pranë qafës së Kurhalisë.
Nga kreshta veriperëndimore ngjitet maja ikonike e Shkelzenit.
Kurse kthimi u bë nga faqja jugore me zbritje direkte në drejtim të fshatit Kërrnajë.
Ngjitja ishte sfiduese , bukuritë e bjeshkëve të Nemuna stimulojnë çdo hap të bërë, sytë e bjeshkatarëve shkëlqenin duke pasqyruar bukuritë e kullosave, kurse shpirti i tyre mbushej me frymëzimin e natyrës së bukur, duke medituar dhe kujtuar madhështinë e krijuesit!