Gjermania dhe disa vende dërgojnë trupa në Groenlandë
Amerika dhe Danimarka nuk kanë arritur kurfarë marrëveshje për Groenlandën në takimin e tyre në Uashington. Ndaj situata ka shkuar deri tani në drejtim të gabuar. Pas dështimit të takimit në Amerikë, disa vende anëtare të NATO-s kanë dërguar trupa në Groenlandë, me kërkesë të Danimarkës, si anëtare e Aleancës.
Ndër vendet që ka dërguar trupa (13 ushtarë) është edhe Gjermania. Qeveria gjermane po mban një qëndrim të qartë kundër pretendimeve të SHBA-së dhe Trumpit që të marrë Groenlandën. Pra, Gjermania dhe këto vende që kanë dërguar trupa janë kundër pretendimeve të Trumpit.
Trupa deri tani kanë dërguar Gjermania, Suedia dhe Norvegjia, pritet të dërgojnë edhe vedne të tjera. Por në media njoftohet ndërkohë se trupa do të dërgojnë edhe Franca, Holanda, Kanadaja, Britania e Madhe…
Trupat gjermane do të marrin pjesë zyrtarisht në “një mision zbulues në Groenlandë nga 15 deri më 17 janar, së bashku me vende të tjera evropiane, me ftesë të Danimarkës”.
Qëllimi është “të eksplorohet kuadri për kontribute të mundshme ushtarake për të mbështetur Danimarkën në sigurimin e sigurisë në rajon, për shembull, në aftësitë e mbikëqyrjes detare”.
Si do të reagojë Trumpi dhe nëse vërtet do të ketë ndonjë ndërhyrje ushtarake amerikane, e të mos flas për skenarin më të keq të mundshëm të ndonjë përplasje mes vendeve të NATO-s, akoma nuk dihet.











