14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gripi i shpendëve/ SPAK-u “pulë” para ministres Frida Krifca dhe bosëve të pularive

by News Albania
24/03/2022
in Aktualitet
0
Gripi i shpendëve/ SPAK-u “pulë” para ministres Frida Krifca dhe bosëve të pularive
429
VIEWS
Share on Facebook

Gripi i Shpendëve/ SPAK-u, “pulë” para ministres Frida Krifca dhe bosëve të pularive

Pse epidemia u mbajt dy javë e fshehtë dhe cili është Eduard Bregu?/ Krimi njerëzor me shitjen e pulave të ngordhura, po bëhet dhe në Tiranë, Korçë, Elbasan, Fier, Patos, Vlorë, Gjirokastër, të cilat Ministria e Bujqësisë nuk i raporton fare, ndërsa pronarët e pulave i çojnë në treg; madje sipas informacioneve që do t’i publikojmë në vijim, rezulton se u janë shitur dhe firmave që marrin tenderë furnizimi për kopshtet, çerdhet, spitalet, konviktet, shtëpitë e të moshuarve dhe fëmijëve në Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, Elbasan e Shkodër.

Me urdhër të Ministreshës së Bujqësisë, Frida Krifca, vazhdon fshehja e krimit ushqimor kundër konsumatorit, bërë me pulat e ngordhura masivisht në Durrës, Shijak, Tiranë, Korçë, Vlorë, Fier e Elbasan, të cilat janë përdorur për mish e sallam.

Denoncimi i bërë nga “Pamfleti”, se 430 mijë pula e 10 milionë kokrra vezë të infektuara janë shitur në treg, u konfirmua nga deklarimet kontroverse të drejtuesve të ministrisë, shërbimit veterinar e kontrollit ushqimor.

Ditën e hënë, Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, tha se gjithë pulat e ngordhura janë groposur menjëherë, por nuk tregoi emrat e fermave, numrin dhe vendet e groposjes.

Drejtori i Autoritetit Veterinar të Rajonit Tiranë-Durrës, Sulejman Kullolli, deklaroi se pulat nuk janë groposur të gjitha, por nuk e dinte sa kanë ngordhur e ku kanë ngordhur.

– Ditën martë, Ministria e Bujqësisë, publikoi një video me groposje pulash natën, duke nxjerrë në shesh gënjeshtrën e një dite më parë që tha se ishin groposur.

Kjo video është mashtrim i radhës, për të fshehur faktin se 610 mijë pulat e ngordhura nga data 5 mars deri më 20 mars 2022 nuk janë groposur, po kështu dhe vezët e infektuara të tyre.

Ato janë hedhur për mish në treg e janë shitur me 820 lekë copa te fabrikat e sallamit, nga firmat “Rea’s”, “Ovvital”, “Natyral”, “Veza e Mëngjesit”, “Cocoal” etj.

Në 48 orët fundit, numri i pulave të ngordhura në 6 fermat kryesore në Durrës-Shijak-Tiranë, ka shkuar afro 900 mijë krerë, ndërsa ministresha Frida Krifca, pasi bëri pazar me bosët e pularive, urdhëroi Autoritetin Veterinar, të deklaronte se ngordhën nga “Laringotrakeiti” e jo nga gripi “Influence Aviare” e “HSN8”, siç është realisht.

Mirëpo 610 mijë pula të ngordhura janë hedhur në treg, sepse ministresha Krifca bëri pazar përfitimesh me pronarët e “Veza Rea’s”, “Ovvital”, “Veza e Mëngjesit”, “Cocoal” etj., ndër ta me sekserin dhe mikun e saj Eduard Bregu i “Rea’s”, të cilin e përdorë dhe për “punë” të tjera.

SPAK nuk duhet të qëndrojë “pulë” para ministreshës Frida Kriça, mbasi deri tani mbi 70% e pulave të ngordhura dhe mbi 10 milionë kokrra vezë me infeksion janë shitur, paçka se dihet që gripi shpendëve me “Influence Aviare” e “HSN8” ka pasoja kancerogjene, sidomos te fëmijët.

Tani që plasi skandali, ministria publikoi një video me groposje pulash, por dhe këto në shkelje të ligjit, mbasi sipas nenit 80 të Ligjit Nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar”, ato duhen djegur në krematorium e mbetjet duhen groposur me komision 4 palësh e dokumentacion.

Loja me pulat e ngordhura, po bëhet dhe në Tiranë Korçë, Elbasan, Fier, Patos, Vlorë, Gjirokastër, të cilat Ministria e Bujqësisë nuk i raporton fare, ndërsa pronarët i çojnë në treg.

Sipas informacioneve që do t’i publikojmë me fakte, rezulton se pula të ngordhura u janë shitur dhe firmave që marrin tenderë furnizimi për kopshtet, çerdhet, spitalet, konviktet, shtëpitë e të moshuarve e fëmijëve në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan e Shkodër.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In