Një e re ruse, e zhdukur gjatë një dasme që u organizua në natyrë, besohet se është vrarë nga arinjtë. Yana Balobanova, 24-vjeçe, telefonoi miqtë për t’i thënë se kishte humbur në Taiga të largët në rajonin Sverdlocsk, por askush nuk arriti të gjente lokacionin e saj të plotë.
Policia përdori qen nuhatës për gjurmët gjatë operacionin, por qentë ndaluan, kur nuhatën erën e arinjve të shumtë. Pikërisht kjo ka çuar në teorinë se e reja mund të jetë sulmuar nga arinjtë.
Inspektori i jetës së egër Andrei Sakulin tha:
“Nuk është më e mundur të shpresosh që gruaja të gjendet e gjallë. Kishte gjurmë të një arushe nënë dhe këlyshë që do të thotë se vendi ishte shumë i rrezikshëm për njerëzit. Nëse një person rastësisht gjendet midis një ariu dhe këlyshëve të saj, grabitqari mund të sulmojë menjëherë dhe ashpër, pa rënkime dhe paralajmërime. Arinjtë sulmojnë me shpejtësi rrufeje, deri në 60 km / orë – kështu që është e pamundur të ikësh. Në këtë kohë të vitit, arinjtë meshkuj gjithashtu sillen në mënyrë agresive”, është shprehur ai.