Greva e naftëtareve të Ballshit ka hyrë në ditën e 5-të të saj, ndërkohë që dy prej grave ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë pasur nevojë për trajtim në spital.
Menjëherë ato janë dërguar në spitalin e Ballshit për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.
Kujtojmë dhe njëherë që naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës sa më parë në uzinë.
Gjithashtu theksojmë që greva e urisë nisi me naftëtarët, të cilët më pas u zëvendësuan nga naftëtaret.
Çdo ditë që kalon rëndon shëndetin e tyre, pasi ditët ikin dhe zgjidhje konkrete për ta nuk ka.
Gjatë ditës së sotme në ambientet para grevës së urisë, ka pasur një numër të lartë naftëtarësh në mbështetje të tyre.
Ata shprehen të vendosur për të vazhduar grevën dhe njëkohësisht për të protestuar deri në arritjen e qëllimit final.
Nuk është hera e parë që punonjësit e kësaj uzine protestojnë por urojmë të jetë hera e fundit që futen në një grevë urie naftëtarë dhe naftëtare.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka