Përgatitur nga Gresa Rrushi: Pse Aristoteli thotë “Njeriu është kafshë politike”?
Padyshim qe Aristoteli është një ndër filozofët e shquar të kohës! Mendimet dhe qëndrimet e tij kapërcejnë vite dhe shekuj duke ruajtur aktualitet ne shumë citime te tij. Për nga vlera dhe formimi i tij shumëfushësh galeria e mendimit të tij vlen për breza të tëre dhe duhet studiuar! Aristoteli mendimtar e filozof e gjen burimin filozofik dhe real në perceptime dhe realitete të kohës. Ai i përmbahet si burim kryesor fenomeneve reale te sistemeve të shoqërisë dhe spiraleve zhvillimore të shoqërisë në përgjithësi! Një citim i tij thot: “Njeriu është kafshë politike”! Nëse ngulemi në kohën që ai e ka thënë arrijmë të kuptojmë mirë metaforën e përdorur prej tij dhe çfarë ai ka dashur të përcjellë! Në kohëra të lashta dhe ato moderne politika dhe politikbërja ka ekzistuar në formate të ndryshme. Dhe Aristoteli mesa duket prej citatit të tij na tregon qarte se ai e ka parë politikën jo si pjesmarrës por si një vëzhgues i “hollë” në ecurinë e rrugës së tij të një mendimtari të madh! Nëse bëjmë një qasje në kohë, në kohët tona të modernizmit thënja e tij merr kuptim vlerë dhe analizë gjithashtu! Politika dhe politkbërja është si shinat e jetës. Politika përfshin organizimin përparimin ose jo përparimin e sistemeve! Ne themel të politikës “në rrënjën” e kësaj fjale qëndrojnë njërëzit! Pikërisht Aristoteli me citimin e tij të hershëm “Njeriu është kafshë politike” ka dashur të futet më në thelb duke e thënë në mënyrë metaforike! Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë duke marë si “kampjon” fjalet e tij dhe aktualitetin duhet thënë se Aristoteli mendimtar kapërcen dhe vjen gjithmonë brenda aktualitetit! Njerëzit merren me politikë! Grupe të mëdha njerëzish angazhohen me politikë për interesa personale, interesa grupi apo dhe thjesh për idealizma! Ndonjëherë kjo ngjizje Politikë-Njeri ka marrë trajta të pashkëputshme aq sa mund të themi edhe sot atë që Aristoteli i Madh citonte: “Njeriu është kafshë politike”! Për mendimin e tij prej gjeniu, për pavdekshmërinë e thënjeve të tij Aristoteli duhet jo vetëm parë por dhe lexuar me themel nga ne në ditët e ndryshimeve të të bërit politik e jo vetëm!…Ai sipas këndveshtrimit tim modest e sheh politikën dhe njeriun si mekanizma lëvizës dhe zhvillimor! Thënë në mënyrë metaforike citimi mbart vlera aktualiteti! Mendimtarëve dhe Filozofëve nuk u “digjet” koha! Ata ngelen gjithmonë me kohën dhe njerëzimin!..