GRESA RRUSHI: Më pëlqen gazetaria, dua të bëhem gazetare!
Çdo e re apo i ri në moshën time e mendon se çdo të bëhet nesër, i mendon dëshirat e rrugës së jetës. E provokuar nga shumë profile gazetarësh apo gazetaresh apo dhe nga magjia e ekranit brenda meje “fle” dëshira e së ardhmes të jem në radhët e gazetarisë! Edhe pse e ngarkuar me angazhimet e shkollës së mesme e gjej kohën të lexoj ndonjë material orjentues në fushën e gazetarisë. Gjithashtu duke “shfrytëzuar” njohjet miqësore dhe familjare me personazhe të gazetarisë marr kontakte dhe zhvilloj shpesh biseda për gazetarinë. Kjo dëshirë e imja që është strukur brenda meje, ndjej që në një të ardhme të afërt do të materializohet me përkushtimin tim! E ndodhur në një event para pak ditësh e ftuar atje nga një mik familjar pikërisht në Lezhë, mes një komuniteti të gjerë gazetarësh m’u duk sikur nga afër preka ëndrrën time të së ardhmes! Bëhet fjalë për një aktivitet në nder të 150-vjetorit të At Gjergj Fishës organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptare Qarku Lezhë. Dhe pse nuk isha me statusin e tyre ndihesha e “përkëdhelur” sikur të isha kolege me pjesmarrësit gazetarë profesionistë nga të gjitha Qarqet e vendit. Në këtë event pata kënaqësinë të takoja dhe shikoja nga afër shume profile gazetarësh dhe gazetaresh të njohura të medias shqiptare. Në shumicën prej tyre u thoja se “e kam pasion gazetarinë, dëshiroj të vazhdojë studimet në këtë degë”! Merrja prej tyre aprovim, këshilla të vlefshme. Ata më tregonin eksperiencën e tyre e ndërsa më orjentonin miqësisht si të përqëndrohesha në të ardhmen për të “rrokur” këtë profesion të bukur! Mes bisedava sporadike në dy ditë event mes gazetarësh me përvojë mendoj se vura një “tullë” në themelin e dëshirës time për tu përkushtuar në të ardhen fushës së gazetarisë! Më pëlqen gazetaria sepse më pëlqen të jem afër njerëzve! Më pëlqen gazetaria, sepse më pëlqen të “gërrmoj” në skuta pushteti për të qenë pranë prblematikave jetësore të qytetarëve! Më pëlqen edhe pse e ndjej që është sfidë dhe përgjegjësi! Sfida me vehten është komplekse dhe e vështirë! Unë do punoj e studjojë për t’ja dalë! Unë do bëhem gazetare! Jo sepse është vetëm një dëshirë! E kam të ngjizur në pasionin dhe objektivat e mia! Shpresoj dhe besoj në këtë rrugëtim të bukur, të vështirë e plot sfida!..( Fushë-Krujë, 1 nëntor 2021)