Lajm i mirë: Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina anti-Covid.
Ambasada shqiptare në Athinë njofton se Greqia i dhuron vendit tonë 20 mijë vaksina anti-Covid.
Ky vendim merret pasi shumë vende europiane i dhurojnë fqinjëve të tyre ndihma në vaksina apo pajisje për pandeminë e Covid.
Nuk dihet ende se cili është lloji i vaksinas që do të dhurojë Greqia për ne, ndërkohë që ka njoftuar se edhe Maqedonisë së Veriut do t’i dhurojë 20 mijë doza.
“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt. Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Faleminderit”, thuhet në postimin e Ambasadës.