Të nderuar prindër!
Shkolla fillon së shpejti dhe mirë do ishte të uleshit me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe t’ju shpjegoni atyre se:
1-Nëse një fëmijë tjetër është shumë i gjatë, shumë i shkurtër, i shëndoshë, i hollë, ka flokë kaçurrela, të zeza ose të kuqe apo çdo ngjyrë tjetër, ka një ngjyrë tjetër lëkure dhe çdo tipar ndryshe nga ato që shohin me shpesh, nuk duhet të tallen.
2-Nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba dhe këpucë çdo ditë.
3- Shpjegojuni atyre se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një çantë shpine e re!
4-Mos përjashtojnë askënd nga miqësia e tyre sepse janë të ndryshëm ose nëse nuk kanë të njëjtat aftësi si ata vetë.
5-Ndihmojini që të mos fyejnë dhe nënçmojnë të tjerët dhe atë që të tjerët duan, vetëm sepse nuk ndajnë të njëjtën dashuri/mendim.
6-Shpjegojuni atyre se disa sjellje te caktuara te tyre lëndojnë gjithmonë dhe se ata shkojnë në shkollë për të mësuar dhe jo për të lënduar të tjerët.
7-Mësojini se si të jenë më të mirë, të dashur dhe të respektuar me ata që rrinë larg grupit të klasës.
8-Mësojini ata të përfshijnë fëmijët që qëndrojnë dhe hanë bukën e tyre (ndoshta pa asgjë) në këmbë, në një cep të shkollës apo klasës, për mos u parë nga shokët e tyre.
9-Kujtojuni atyre se ka rëndësi shumë komunikimi dhe se sjellja e tyre do të ndikojë për një botë më të mirë.
EDUKIMI FILLON NË SHTËPI!
( Kopjoheni dhe ngjiteni në murin tuaj. Këtë bëra edhe unë)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka