Arrestohet një 40-vjeçar shqiptar në Greqi pasi dhunoi bashkëshorten. Ka qenë një nga fqinjët që ka dëgjuar gruan e cila kërkonte ndihmë pasi po goditej nga bashkëshorti. Fqinji ka lajmëruar policinë, ndërsa pak më vonë është bërë e mundur edhe arrestimi i shqiptarit.
Ai ishte një njeri i dhunshëm dhe pasi ka shkuar në shtëpi i dehur, është konfliktuar me bashkëshorten dhe më pas e ka goditur atë me grusht dhe më pas ka tentuar ta vrasë. Pas kësaj ngjarje të rëndë, gruaja është larguar nga banesa së bashku e fëmijët e saj.
Në polici ajo ka treguar se bashkëshorti përdorte dhunë sistematikisht dhe se shpeshherë kthehej në banesë i dehur. Nga ana e tij 40-vjeçari, pretendon se ka qenë vetëm një moment tensioni pas konfliktit se gruaja e tij nuk pastronte shtëpinë.