E rëndë në Greqi, 19-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 17-vjeçaren greke, vajza rrëfehet në polici: Më zbërtheu pantallonat dhe…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Glyka Nera të Greqisë.
Sipas mediave helene, një 19-vjeçar shqiptar, ka tentuar të përdhunojë një 17-vjeçare greke, teksa kjo e fundit ishte duke u kthyer në shtëpi. Rasti është denoncuar në polici nga vetë vajza, e cila ka shpjeguar me detaje të gjithë skenën.
Ajo ka thënë para hetuesve se ishte duke u kthyer në shtëpi të shtunën mbrëma, kur një i ri, iu afrua, e shtrëngoi fort duke e përqafuar dhe nisi ta prekte në pjesët intime.
Më pas, ajo ka treguar se shqiptari i ka tentuar t’i zbërthente pantallonat, por në këtë moment ajo ka arritur të shpëtojë duke vrapuar me shpejtësi drejt shtëpisë.
Autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të riun shqiptar, i cili tanimë, pritet të marrë masën e sigurisë nga një gjykatë e vendit.