Dje ne fletoren zyrtare me firmen e Gramoz Ruçit, kryetar aktual i Parlamentit, ish sekretar i parë dhe ministër i Brendshëm i kohës së diktaturës komuniste, është publikuar vendimi që zyrtarizon të drejtën vijuese të ish zyrtarëve të lartë të nomeklaturës komuniste për të shërbyer në funksione drejtuese.
Lajmin e ka bërë publik “pamfleti.net” sipas të cilit: ky ka qenë urimi më i mirë me të cilin “Rilindja”e priti 2 korrikun e Eksodit dhe Projekt-Rezolutën e KiE për hapjne e negociatave me BE, ndërsa PD po hesht, për të mos shqetësuar “anti-komunistin” Sali Berisha”.
Në vijim i njeti burim vijon lajmin, e shoqëruar me faksimile, si më poshtë:
“Kryesia e Kuvendit, ka vendosur të mos e miratojë Projekt-Ligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe punësimet në funksione publike, shtetërore e politike, të ish-funksionarëve dhe nëpunësve, që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 deri më 8.12.1990”.
Kryeparlamentari Ruçi, prej 15 vitesh ish-funksionar i lartë komunist, në postet sekretar i parë dhe kryetar dëbim-internimesh rrethi; kandidat i Komitetit Qendror të PPSH, deputet e ministër i Brendshëm i diktaturës deri ditën e fundit të saj; ka refuzuar miratimin e këtij projekt-ligji.
Me këtë vendim të Kryesisë së Kuvendit, çdo ish-funksionar politik e shtetëror i regjimit të diktaturës deri më datën 08.12.1990; nuk do të largohet nga detyrat aktuale në institucionet “demokratike”.
Më këtë rrëzim projekt-ligji, përfitues janë afro 30% e deputetëve, 70% e shërbimit diplomatik, 45% e administratës së lartë e të mesme shtetërore, 80% e Akademisë së Shkencave, 50% e drejtuesve në drejtësi-polici-ushtri-SHISH, dogana e tatime.
Kujtojmë, se në 28 vite “demokraci”, ky projekt-ligj është paraqitur për votim 16 herë në dy pushtetet e Berishës; 9 herë në pushtetin e Fatos Nanos, 4 herë në 7 vitet e pushtetit të Ramës; por përherë është refuzuar, bllokuar e rrëzuar, si gjoja “shkelje e të drejtave të njeriut”./ DdVm