Francë/ Grabitje me armë në argjendarinë e markës luksoze, autorët marrin bizhuteri me vlerën 10 milionë euro.
Një dyqan bizhuterish luksoz në qendër të Parisit, pranë Hotelit Ritz në Sheshin Vadom është vënë në shenjestër të grabitësve që arritën të marrin bizhu në vlerën 10 milionë euro.
Dy nga grabitësit u arrestuan ndërsa përpiqeshin të iknin dhe policia franceze ka nisur një kërkim për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre.
Policia u lajmërua për grabitjen rreth orës 12 të mesditës dhe u vu në ndjekje të një makinë në të cilën udhëtonin tre persona, si dhe dy motoçikleta.
Dyqani i bizhuterive i përket zinxhirit të mirënjohur Bulgari dhe u rinovua kohët e fundit.
Autorët braktisën makinën, një BMW argjendi, në rajonin e 6 -të të Parisit.
Chaumet Boutique FranÇois Ier
Një oficer policie qëlloi dhe plagosi një nga të dyshuarit në këmbë, i cili më vonë u arrestua. Menjëherë pas kësaj, u gjet dhe u arrestua një burrë i dytë, i cili ishte strehuar në një park nëntokësor të makinave në Forum de Al.
Dyqanet luksoze të bizhuterive pariziane janë vënë në shënjestër të grabitësve dy herë këtë verë: më 27 korrik, një burrë me patina elektrike rrëmbeu bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë 2 milionë euro nga Chaumet, por u arrestua ditën tjetër së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Tre ditë më vonë, dy burra, të armatosur grabitën bizhuteri me vlerë 400,000 euro nga një dyqan zinxhir Dinh Van.