Nazmi Çangu, biznesmeni nga Nikla i cili ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm ka deklaruar se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin.
Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori. Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro. Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.
Ai është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çangu ka një biznes në fushën e mobilerisë në Krujë. Sipas burimeve Çangu nuk njihet si problematik në zonë dhe nuk ka pasur konflikte në të shkuarën.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)