Këtë të enjte, 12 shkurt 2026, një grabitje me armë zjarri, ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në degën e FiBank.
Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës. Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.














