Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, ka deklaruar se të gjitha mjetet me timon anglez të cilat qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen nga policia duke nisur nga ato që janë targuar pas marsit të vitit 2015 dhe që kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë.
Në një intervistë për TvKlan, Gonxhe tha se shkak për këtë masë, është bërë shtimi i aksidenteve rrugore dhe fakti se në Kodin Rrugor është ndaluar me ligj importimi i automjeteve me timon anglez. Gonxhe shtoi se edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim do të largohen nga puna ose do të ndiqen penalisht.