21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump fillon në muajin shkurt

by News Albania
24/01/2021
in Bota
0
24
VIEWS
Share on Facebook

Do jetë i vetmi për një president pas largimit nga detyra/ Konfirmimi nga senati: Gjyqi ndaj Trump fillon në javën e dytë të shkurtit.

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të premten, pasi Dhoma e Përfaqësuesve të dorëzojë zyrtarisht akuzën në Senat të hënën.

Ndaj ish-presidentit është ngritur një akuzë e vetme: nxitja e protestave me dhunë lidhur me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar.

Senatori Schumer theksoi nevojën për konfirmim pa vonesë të emërimeve të Presidentit Biden për postet e kabinetit dhe për pozicione të tjera kyçe në administratë. Zoti Schumer tha se ligjvënësit që do të veprojnë si prokurorë si dhe ekipi mbrojtës i ish-presidentit Trump do të kenë kohë të përgatiten për të prezantuar argumentet në proces.

“Gjatë kësaj periudhe, Senati do të vazhdojë punët e tjera për popullin amerikan, si emërimet për poste kabineti dhe paketën në përgjigje të krizës së COVID-it për të ndihmuar miliona amerikanë që po vuajnë në këtë pandemi,” tha ai.

Vendimi erdhi pasi zoti McConnell i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve që të shtynte dorëzimin e akuzave deri të enjten e ardhshme dhe të binte dakord që fillimi i gjyqit kundër ish-Presidentit Trump të shtyhej deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzës.

“Procesi për shkarkimin filloi me një procedurë jashtëzakonisht të nxituar dhe minimale në Dhomën e Përfaqësuesve, tha zoti McConnell të premten.

“Nuk mund të pasohet me një proces të mangët në Senat që do t’i mohonte ish-Presidentit Trump procesin e duhur, ose të dëmtonte senatin apo edhe vetë presidencën”, shtoi ai.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi akuzën javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

“Ne duam ta mbyllim dhe ta lëmë pas këtë kapitull të tmerrshëm në historinë e vendit tonë. Por shërimi i plagëve dhe uniteti arrihen vetëm nëse ekziston e vërteta dhe llogaridhënia; këtë do ta ofrojë gjyqi,” tha zoti Schumer.

Chuck Schumer u bë kreu i shumicës në Senat këtë javë, pasi demokratët siguruan dy vende të tjera në këtë Dhomë pas garave në Xhorxhia në fillim të muajit. Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e Nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Ish-presidenti republikan u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.

Zoti Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra./VOA/

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In