Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos preken serverat e Lapsi.al
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, e cila publikoi të dhënat e 910 mijë qytetarëve të vjedhura nga Partia Socialiste. Sipas Gjykatës sekuestrimi nuk do të bëhet deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.
E drejta Evropiane i jep të drejtë gazetarëve të mos tregojnë burimin e një informacioni para prokurorëve apo gjykatës dhe i kërkon autoriteteve të ezaurojnë të gjitha mjetet e disponueshme hetimore para se të pretendojnë të kenë akses te të dhënat e gazetarëve.











