22 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

“Gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer”, shqetësime pas videos nga arresti së kritikut bjellorus

by News Albania
25/05/2021
in Bota
0
“Gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer”, shqetësime pas videos nga arresti së kritikut bjellorus
28
VIEWS
Share on Facebook

Blogeri kritik, Roman Protasevitsh, viktimë e uljes së detyruar të avionit në Minsk, që çoi në reagime të forta të BE, ka folur në një video. Por kjo shfaqje në video nuk i ka ulur shqetësimet për blogerin.

Roman Protasevitsh i arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bjellorus, Minsk ka folur në një video të publikuar në një kanal të afërt me qeverinë, në Telegram. Aty ai pranon se ndodhet në “burgun hetimor” Nr. 1 në Minsk.

“Do të vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe pranoj, se kam organizuar protestat masive në qytetin Minsk”, thotë në video Protasevitsh duke shtuar se ai është trajtuar sipas ligjit dhe se do të bëj dëshmi të tjera. “Personeli sillet ashtu si duhet me mua dhe respekton ligjin”, shprehet Protasevitsh i ulur në një tavolinë.

Sipas opozitës bjelloruse, videoja është regjistruar nën presion.

“Roman nuk ka thënë asnjëherë vullnetarisht atë që thotë tani në kamera”, thuhet në Telegram. “Fytyra e tij ka makijazh, gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer.”

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, që jeton në ekzil, Svetlana Tihanovskaja tha në Sky News, se ajo ka shumë frikë “jo vetëm për lirinë, por edhe për jetën e tij.”

“Asnjë ankesë për gjendjen shëndetësore”

Autoritetet e republikës bjelloruse të drejtuar në mënyrë autoritare urdhëruan një ulje të detyruar të dielën të një avioni në rrugën nga Athina në Vilnius. Në bordin e avionit ndodhej edhe blogeri i kërkuar nga pushtetmbajtësi Lukashenko, i cili e kërkonte atë në plan ndërkombëtar. Një ditë pas uljes së detyruar, Ministria e Punëve të Brendshme të Bjellorusisë konfirmoi arrestimin e blogerit.

Një zëdhënëse e ministrisë, tha se Protasevitsh ndodhet në paraburgim. Nga ana e administratës nuk ka “asnjë ankesë për gjendjen e tij shëndetësore”, shtoi zëdhënësja. Më parë nëna e 26 vjeçarit Protasevitsh kishte thënë për mediat, se djali i saj me gjasë ndodhet në spital pasi ka probleme me zemrën. “Këto informacione janë të gabuara”, deklaroi ministria. Edhe blogeri ka pohuar në video se “mund të sqaroj, se nuk kam probleme shëndetësore dhe as probleme me zemrën apo organe të tjera.”

BE vendos sanksione të tjera kundër Lukashenkos

Ulja e detyruar e avionit të Ryanair me Protasevitsh në bord u kthye në temë qendrore të samitit të BE në Bruksel të hënën. Ashtu si pritej, krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën sanksione kundër regjimit bjellorus. Kështu shoqëritë bjelloruse të fluturimit në të ardhmen nuk do të përdorin hapësirën ajrore të BE dhe nuk lejohet të startojnë apo ulen në aeroportet e BE. Përveç kësaj lista me personat e sipërmarrjet kundër të cilave do të ketë bllokim të pasurive do të zgjerohet. Samiti i kërkoi Këshillit të BE të vendosë sanksione të tjera ekonomike.

DW

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

22/01/2026

Kryeministri Rama dhe Ivanka Trump pas takimit në Vlorë largohen drejt Orikumit

21/01/2026

Video/ Foto/ Alesia Balliu, deklaratë të fortë kundër Xhelal Mëziut..

21/01/2026

Fier, lajm i fundit: Bie nga kati gjashtë “ngec” në katin e dytë ( Foto-Video)

21/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In