Gjendet një bombë 500 kg në mes të Tiranës, FA bëjnë shpërthim të telekomanduar.
Një bombë 500 kg është gjetur në ish-Fushën e Aviacionit në Tiranë. Thuhet se i përket Luftës së Dytë Botërore! FA bëjnë shpërthim të telekomanduar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt,” shkruan Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.














