GjKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakes së Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e masës së sigurisë.
Prokuroria ka njoftuar se hetimet ndaj saj kanë përfunduar në 20 maj.
Githashyu këto hetime kanë përfunduar dhe për zëvendësen e saj, Anisa Petani, sekretarit të përgjithshëm në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të akuzuar për paracaktimin e fituesve në dy tendera.
“1. Pranimin e kërkesës.
- Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.” thuhet ne njoftim.