Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e ish -kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg.
Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela i cili pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi të mos pranonte argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës për zbutje të dënimit për shkaqe shëndetsore.
Ish -kryeprokurori Adriatik Lllalla, i dënuar me 2 vjet burg, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur Llalla në kërkim ndërkombëtar, pasi ky i fundit nuk është gjetur në Shqipëri dhe ka informacione se ndodhet jashtë vendit sipas burimeve dyshohet në zvicër.
Ditën kur GJKKO dënoi ish -kryeprokurorin me 2 vjet burg, SPAK lëshoi një urdhër arresti dhe policia shkoi në shtëpinë e tij për të njoftuar zyrtarisht familjen e tij, duke i dhënë Llallës disa ditë për t’u paraqitur por ish-kryeprokurori u arratis. Gjithashtu Llalla është privuar nga e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.