Pasditen e sotme në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër është gjetur pa shenja jete një i moshuar.
Policia pasi ka marrë njoftimin që i moshuari nuk iu përgjigjej thirrjeve ka shkuar në vendngjarje.
Forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës kanë bërë të mundur hapjen e derës së banesës.
Policia ka konstatuar se 67-vjeçari i identifikuar si Sherif Dumi u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.
Ndërkohë kanë nisur hetimet dhe do të jetë autopsia ajo e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2024/06/Banesa-ku-u-gjet-i-pajete-i-moshuari-225x300.jpeg)