Kryebashkiaku Flamur Golemi:
“Rikonfirmimi për një mandat të dytë më ngarkon me një përgjegjësi më të madhe dhe më motivon më tepër për të përmbushur jo vetëm besimin dhe nderin e madh që më është bërë, por më frymëzon të punojmë fort së bashku për të çuar përpara ato projekte që i duhen Gjirokastrës sot dhe Gjirokastrës së gjeneratës tjetër.
Goditja nga tërmeti dhe më pas pandemia shenjuan këtë mandat të parë, pakësuan buxhetet tona dhe mundësitë për të përshpejtuar punët. E megjithatë ne ia dolëm të finalizojmë vepra të rëndësishme si Ujësjellësi i ri me furnizim 24 orë, Bajpasi, Parkingu nëntokësor, restaurimi i plotë i Pazarit, Teatri, rikonstruksioni disa shkollave dhe rrugëve të brendshme në qytet e në zonat rurale. Turizmi ka marrë tashmë një dimension zhvillimi të paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe është sot sektori kryesor për ekonominë e Gjirokastrës.
Unë jam shumë krenar për këtë punë që bëmë së bashku dhe mezi pres të nisim kantiere të tjera si Terminali i Udhëtarëve, Tregu i Fruta Perimeve, Pallati i Sportit etj. Ky është një rrugëtim që vazhdon dhe 14 maji është veçse një ndalesë për të rinovuar kontratën e besimit që ne lidhëm 4 vite më parë. Bashkë për të ndërtuar këtu të ardhmen që meriton Gjirokastra.”!🤝🏻