Dy vëllezërit dhunuan në lokal ish-gruan e njërit prej tyre dhe plagosën të riun, shpallen në kërkim.
Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, pasi dhunuan ish-gruan e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi kanë dhunuar shtetasin me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.