Në këtë fundviti Bashkia Gjirokastër vazhdon vlerësimin e nxënësve me rezultate të larta në mësime. Ditën e sotme u shpërndanë dhurata simbolike për 230 nxënësit e dalluar, të klasave nga II-VIII, të shkollave të qytetit dhe njësive administrative. Në prag të festave u vlerësuan me çertifikata mirënjohje edhe 63 nxënës ekselentë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, të cilët përfituan shpërblimin financiar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë. Bashkia do të mbështetë nxënësit me rezultate të larta në mësime, si pjesë e traditës së vyer të arsimit gjirokastrit dhe kontribues për zhvillimin në të ardhmen.















