15 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Gjetëm korrupsion,” Berisha i përgjigjet Escobarit: Gënjeshtra, veprimet tuaja e të ambasadores Kim tregojnë se vendimi ishte politik

by News Albania
27/10/2022
in Kryesore
0
“Gjetëm korrupsion,” Berisha i përgjigjet Escobarit: Gënjeshtra, veprimet tuaja e të ambasadores Kim tregojnë se vendimi ishte politik
12
VIEWS
Share on Facebook

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas intervistës që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dha për Zërin e Amerikës, gjatë së cilës u pyet edhe për “non gratën” e ish-kryeministrit.

Në reagimin e tij, Berisha thotë se Escobar  po vijon që të përsëritë ato që ai i cilësoi shpifje ndaj personit të tij. Kryedemokrati thekson edhe një herë se “non grata” e tij erdhi si rezultat i lobimit të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros-it si “hakmarrje politike pasi ai në 2017 kërkoi shpalljen non grata të Sorosit.”

Ndërsa e cilëson vendimin si politik, Berisha i bën thirrje të dërguarit amerikan për  Ballkanin Perëndimor që SHBA të paraqesë prova për akuzat e hedhura ndaj tij.

Kujtojmë se në intervistën e dhënë të martën për Zërin e Amerikës, Escobar u shpreh se vendimi i SHBA-ve për ta shpallur “non grata” ish-kryeministrin Berisha u bazua mbi prova ndërsa u bëri thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta hetojnë.

“Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion”, tha Escobar për Zërin e Amerikës.

Sali Berisha, përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar

“Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to. Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.

Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:

Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.

Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës.

Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.

Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.

Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.

Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.

Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë“.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Gjirokastër: Një banesë përfshihet nga zjarri, dëme materiale, fatmirësisht pa viktima

14/03/2026

Lajm i fundit: Dhunon e kanos me armë ish-bashkëjetuesen, arrestohet nga policia e Sarandës

14/03/2026

Atmosferë festive në Virua-Gjirokastër për Ditën e Verës

14/03/2026

Parku i Viroit në Gjirokastër hap dyert e Ditës së Verës

14/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In