Gjest i ulët! Deputetja shpërndan ndihma për banorët, vendos emrin e saj në çdo pako.Deputetja këtë vit duke “ndezur” motorët për fushatën e zgjedhjeve. Edhe në festa, ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve, përpiqen t’i ndihmojnë këta të fundit, duke lartësuar më së tepërmi emrin e tyre.
Një nga ato që i kushton më shumë rëndësi emrit të saj sesa misionit për të ndihmuar shqiptarët është edhe deputetja socialiste e Fierit, Antoneta Dhima. Deputetja ka harruar që është një person që paguhet nga taksat e shqiptarëve për t’i ndihmuar në çdo moment, dhe është hequr si një shenjtore apo bamirëse që kërkon të lartësojë emrin e saj.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur edhe pakot që Dhima ka shpërndarë për disa banorë në Fier dhe në to shkruhet me të madhe emri i saj. Një gjest i ulët, i cili tregon qartë që deputetja nuk shqetësohet se si duhet të ndihmojë shqiptarët dhe me çfarë, por a do duket qartë emri i saj në kutitë e mbushura me “lëmoshë”. Pas mbritjes se informacionit ne JOQ lajmi ka plasur ne dhume media online















