Gjermania ofron 40 milionë euro ndihma humanitare për Gazan
Ditën e sotme Gjermania premtoi se do të japë 40 milionë euro ndihma humanitare për civilët në Gaza, ku më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet e fundit ajrore izraelite, sipas KB. Lajmi u bë publik na ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, përpara një takimi me homologët e tij të Bashkimit Europian për të diskutuar në lidhje me situatën në Izrael dhe Gaza, ku bër me dije se Gjermania do të sigurojë 40 milion euro për Gazan. “Sot, unë do të loboj për një furnizim më të mirë humanitar në Gaza”- tha ndër të tjera ministri i Jashtëm gjerman.











