Shkoi për vizitë tek i afërmi, 25-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë.
Një shqiptar është qëlluar për vdekje jashtë një klubi feste në Koln të Gjermanisë. Sipas “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.
Dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë Policinë, por as ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin.
Policia dyshon se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes.
Një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri ra në tokë”